Report TV - Kapacitetet shkencore në politike as 5 %, Vasil Tole: Bord me akademikë pranë Kuvendit

  • 6 years ago
Cili është niveli i thithjes së kapaciteteve shkencore, me grada edhe tituj shkencorë në institucionet politike, në ministri apo kabinete aktualisht? Sa profesorë, doktorë janë ministra, këshilltarë apo nëpër borde? Deri më tani, sipas sondazheve numri i këtyre intelektualëve, të cilët japin kontributin e tyre në institucionet politike është më pak se 5 për qind.

Kjo situatë mendohet të ndryshojë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet kuvendit të Shqipërisë edhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Akademiku Vasil Tole, njëkohësisht edhe sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave, rrëfen për kamerën e ?Report Tv?, se çfarë ka për qëllim nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

?Së pari, duhet që ta përshëndesim këtë hapje të Kuvendit të Shqipërisë. Është një trend Europian që institucionet e politikës, në mënyrë të veçantë të vendimmarrjes publike, siç është Kuvendi që ndikon në jetën qytetare hapet për botën akademike dhe rrjetin e universiteteve publike edhe private të vendit.

Them se është trend Europian, se edhe dokumentet e fundit politike që kemi nënshkruar edhe pranuar si Republikë e Shqipërisë, kam parasysh procesin e Berlinit, pra integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor kërkon që të ndërtohen ura komunikimi mes shkencës dhe politikës dhe anasjelltas.

Për të ngritur një dialog të institucionalizuar, që do të ndikojë në rritjen e cilësisë së vendimmarrjes publike, në këtë rast të kuvendit. Së dyti, do të ndikojë në atë rast që ne e quajmë shkencorizim i ligjeve. Niveli i standardit të ligjeve edhe akteve të prodhuara të jetë në maksimum i lartë, sepse ligjet janë në fusha të caktuara dhe fushat e caktuara kërkojnë ekspertizë të lartë akademike edhe shkencore.

Recommended