Pika e përbashkët kufitare, Bushati: Linjë transporti liqenore me Malin e Zi

  • 6 years ago
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së re të kalimit kufitar Zogaj ? Skje ishte një ndër projektligjet i cili u diskutua në rend dite këtë të enjte në Parlament. Teksa foli në Kuvend për çështjen e ratifikimit të kësaj marrëveshje, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, e vlerësoi të rëndësishme përmbushjen e saj, duke thënë se pika e përbashkët kufitare do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e njerëzve por edhe do të mundësojë ndërlidhjen e trevave shqipfolëse.

?Flasim për një ndërlidhje mes Shirokës, Zogajt dhe Malësisë së Krajës, apo pjesës së Tivarit, ku përgjithësisht jetojnë shqiptarë dhe është një zonë e cila ka ende mundësi për tu shfrytëzuar pozitivisht për sa i përket potencialit të turizmit. Do ketë një linjë transporti liqenor Zogaj-Mali i Zi. Pika kufitare do ketë një ndërlidhje me trevat shqipfolëse. Pra, në këtë kontekst e gjithë pjesa e liqenit të Shkodrës do të mbulohet dhe do të krijohet një akses shumë më i madh jo thjesht për banorët e zonave përkatëse po dhe për ata turistë që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë dhe Malin e Zi?-tha Bushati.

Ministri Bushati tha më tej se pika kufitare e Zogës do të krijojë një akses më të madh jo vetëm për turistët në liqenin e Shkodrës por dhe për zhvillimin e zonës. Bushati tha se do të punohet për vendosjen e një transporti liqenor nëpëmjet molit të Malit të Zit dhe atij të Shirokës.

Recommended