Report TV - Lleshi sherr me Imamin, s’pranoi të përdoreshin FA në fushatë, Nishani e shkarkoi

  • 6 years ago
TIRANË- Gjeneral Sandër Lleshi, i emëruar nga kryeministri Edi Rama si pauses i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, ka një histori të gjatë në drejtimin e Forcave të Armatosur të Republikës së Shqipërisë. Nga posti i ministrit të Brendshëm, e ndan vetëm një dekret i presidentit Ilir Meta. Ai u shkarkua nga detyra e tij në FA, me urdhër të Bujar Nishanit më 2013, i cili ishte asokohe President. Ai mbante pozicionin e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Por cilat ishin arsyet e largimit?

Përgjigjen e ka zbuluar vetë pas shkarkimit, ku ka zbuluar përplasjet e tij me ish-ministrin e Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Arben Imami. Në një fjalim të tij, në vitin 2013, Lleshi thotë se Arben Imami ka keqpërdorur Forcat e Armatosura dhe ka kërkuar që ato të përfshihen në fushatë politike. Ata kanë patur një debat për mënyrën sesi FA duhet të drejtohej, dhe Lleshi ka këmbëngulur që Forcat Ushtarake të qëndrojnë të distancuara nga palët politike.

"Unë e them me trishtim, me dhimbje, që kjo është e vërtetë. I jam drejtuar me shkrim dhe i kam kërkuar zyrtarisht ministrit Imami që të heqë dorë në keqpërdorimin e Forcave të Armatosura jashtë funksionit të tyre. Në kohën e përshtatshme do i bëj publike dhe këto. I kam kërkuar zyrtarisht, profesionalisht dhe me një ndjenjë qytetare dhe patriote ministrit që të mos përdorë asetet ushtarake, të cilat janë të destinuara për të përballuar emergjencat civile, atëherë kur vendi ka nevojë për to, por jo në kushtet jashtë emergjencës. Në fakt po ndodh e kundërta. Po përdoren asetet e parashikuara për emergjenca civile në kushte normale."-është shprehur Lleshi në 29 maj, 2013, 4 ditë pas shkarkimit.

Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja për të cilën, Nishani e ka shkarkuar nga detyra pas një karriere 35-vjeçare.

Recommended