Report TV - Fier, pronarët e ‘Safari’ nuk lirojnë kafshët, inspektori: Transferimi do bëhet sot

  • 6 years ago
FIER- Ende e pafinalizuar çështja e transferimit të kafshëve nga kopështi zoologjik në Fier, Safari Park Zoo, që u pagëzua me emrin, ?Kopështi zoologjik i ferrit.? Report Tv mëson se forcat e Policisë së Shtetit, bashkë me inspektorët e Mjedisit, specialist të ardhur nga Tirana, ndodhen tek dera e Safari Park për të ekzekutuar vendimin për transferimin e 13 kafshëve, midis tyre, 4 luanë drejt Tiranës.

Dera kryesore e këtij parku është e mbyllur dhe pronarët megjithëse nuk ndodhen në këto ambiente, nuk pranojnë të lejojnë autoritetet që të ekzekutojnë vendimin.

 Anduel Xhaliaj, drejtor i Policisë Pyjore, ka thënë se ndërhyrja do të bëhet sot, pasi kafshët janë vetëm dhe të paushqyera.

Kopështi duhet hapur patjetër sot, pasi kafshët janë të paushqyera dhe pa njerëz brenda. Masat do merren menjëherë, presim ekspertë të policisë dhe prokurorisë. Subjektit i është lënë afati 8-ditor të sjellë dokumentet, por s?ka sjellë asnjë document. Në bazë të ligjit, sot duhet të mbyllet menjëherë aktiviteti dhe do bëhet sekuestrimi i kafshëve që janë në robëri. S?e dimë nëse kafshët janë të lidhura apo janë të lira.

Anduel Xhaliaj, drejtor i Policisë Pyjore


Avokati i subjektit, Elvis Sulejmani, në një prononcim për gazetarët ka thënë se nuk do të bëhet sot transferimi i kafshëve, pasi sipas tij, subjekti në fjalë i ka përmbushur detyrat e vendosura nga inspektoriati.

Në datën 17 të këtij muaji është paraqitur një grup inspektimi, pas një lajmi të dalë nga mediet e huaja dhe portalet. Ka ardhur grupi i punës, ka mbajtur një proces-verbal dhe është vendosur që aktiviteti do të mbyllej. Ligji për faunën e egër dhe ligji për inspektimin e parashtron shumë qartë sesi duhet të veprohet. Prej 15 vitesh Safari vepron në kushte ligjore. Kushtet kanë qenë: Të paraqiten analizat e kafshëve, të zbatohen rregullat e ligjit për inspektim dhe të paraqiten kartelat mjekësore. Afati për të mbushur këto detyra fillon në 18, 8 ditë janë 8 ditë efektive pune. Ne i kemi përmbushur të gjitha detyrat tona. Ka dalë informacioni që ne kemi mbushur detyrat, dhe inspektoriati vjen në një ditë pushim. Për shkaqe  familjare pronari ndodhet në Vlorë, s?është i hapur aktiviteti sot. Si mund të futen dhe të marrin kafshët? Administratori s?është. Unë flas me fakte. Nga e hëna deri në orën 20:00, Safari Park Zoo, do të jetë i hapur për vizitorët.

Elvis Sulejmani, avokati i subjektit Safari Park Zoo

Recommended