Xhaferi S’ka iniciativë për Komisionin për Falje

  • 6 years ago
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se ideatorët e komisionit parlamentar për falje ende formalisht nuk kanë kërkuar formimin e këtij trupi. Xhaferi thotë se ata ende nuk ia kanë sqaruar kreut të Kuvendit qëllim e saktë të formimit të këtij komisioni. Qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se nuk do të marrë pjesë në këtë komision, kryeparlamentari e komentoi si vendim negativ dhe anti-qytetar. Ndërsa ai nuk përjashtoi mundësinë e krijimit të një grupi të ri parlamentarë të 8 deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, që u përjashtuan nga partia e tyre pas votimit për ndryshimet Kushtetuese.

Recommended