Nuk gjendet Lulzim Berisha

  • 6 years ago
Ky është Ahmet Ajeti, i dënuar me 20 vite burg për atentatin e dështuar ndaj Lulzim Berishës në vitin 2005. Ndaj tij është duke u zhvilluar procesi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pas ekstradimit dy muaj më parë nga Kosova. Por procesi ka hyrë në ngërç. Për herë të tretë, gjyqi është shtyrë pasi policia nuk ka mundur të gjejë dhe të njoftojë të dëmtuarin Lulzim Berisha. Në seancën e kësaj të enjteje gjykatësi Bib Ndreca ka sqaruar se policia e Durrësit nuk e ka gjetur në banesën e tij. Për këtë është takuar edhe e motra e tij, e cila i ka thënë oficerëve se i vëllai ndodhej jashtë vendit.

Ndodhur në këto kushte seanca është shtyrë për në datën 5 Nëntor. Por gjykata i ka lënë disa detyra prokurorisë dhe policisë për të bërë të mundur njoftimin e Lulzim Berishës. Policia dhe prokuroria duhet të rinjoftojnë të dëmtuarin dhe të verifikojnë sistemin TIMS nëse ndodhet në Shqipëri. Gjykata do t'i kërkojë shërbimit të provës në Durrës informacion se kur është paraqitur ai në këtë institucion.

Lulzim Berisha u lirua në Dhjetor të vitit 2016 nga Gjykata e Apelit Durrësit. Sipas vendimit, ai duhet të mbante kontakte me shërbimin e provës. Vendimi i për lirimin e Berishës erdhi pas prishjes së dënimit me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë në vitin 2014. Përfundimisht ai u dënua me 25 vite heqje lirie.

Recommended