Report Tv-Lojërat e fatit, PD: Lekët e bixhozit po hidhen në ndërtim

  • 6 years ago
TIRANË-Partia Demokratike ka lëshuar të tjera akuza në drejtim të qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Pas vendimit të qeverisë për të mbyllur të gjitha pikat e lojërave të fatit që ndodhen në zonat urbane, online dhe për të lejuar vetëm ato që ndodhen në resortet me 5 yje, PD hedh të tjera akuza. Zëdhënësja e demokratëve, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat nga selia blu ka thënë se paratë e bixhozit po investohen në fushën e ndërtimit. Për këtë, PD ka publikuar disa dokumente, ku sipas të cilave, thuhet se njëri nga aksionerët e APEX, Dajlan Avdiu ka shitur aksionet nga kjo kompani, dhe me anë të dy kompanive të tij të ndërtimit pritet të ndërtojë 3 kulla në Tiranë. Sipas PD, Dajlan Avdia është klient i Kryeministrit, dhe se shitja që ai i ka bërë APEX tek një partner austriak është provë se këto para po pastrohen, duke kaluar nga bixhozi tek ndërtimet.

Recommended