Rama: Bursë vjetore 1 mijë $ për ekselentët e mësuesisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria për të gjithë studentët ekselentë që do të studiojnë për mësuesi do të japë bursë deri në 1000 dollarë në vit.Rama deklaroi se tashme eshte mbyllur epoka kur ne keto fakultete regjistroheshin nxënës me mesatare 5.Ai shtoi  se vendosja e mesatares mbi 7 për hyrjen në mësuesi ka qenë një moment kthese për këtë vit akademik.?Para pak ditësh më bëri përshtypje një botues i rëndësishëm në vend, i cili tregonte disa të dhëna të një testi, kur ndër të tjera kishte parë që studentët që lexojnë  më pak libra janë studentët e letërsisë. Rezultati lidhje me faktin se ndërkohë letërsia është e lidhur me dhuntitë talenti, përthithet për vite e vit më të dobëtit. Mësuesinë e kanë ndjekur me mesataren 5 apo gjashtë, nxënës të cilët nuk mund të ndiqnin degë të tjera. Askush në një notë mesatare poshtë 7  nuk mund të vijojë në mësuesinë. Heqja e tarifës për studentët që do të zgjedhin mësuesinë me mesatare mbi 9. Për  të gjithë ekselentët, që janë pjesë e mësuesisë të ketë një bursë vjetore 1 mijë dollarësh, e cila do të jepet muaj pas muaji. Kjo është një masë që do të mbështesë të gjitha nevojat për gjatë gjithë vitit.  Nga ana tjetër është me vërtetë për të qenë optimiast, se me vendosje të mesatares ka patur një reagim tërësor shumë pozitiv?Kryeministri tha gjithashtu se do të ketë edhe rritje rrogash për mësuesit. Këto deklarata Rama i bëri gjatë një konference të mbajtur me maturantët ekselentë që do të studiojnë për mësuesi.Ne kete takim, nuk munguan dhe incidentet kur nje studente nderpreu fjalen e Kryeministrit duke hedhur akuza mbi te.

Recommended