Qeveria shpërblen me 6 mijë lek pensionistët për fundvit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 650 mije pensionistë kanë një arsye më shumë, për të qenë të gëzuar këtë fundviti. Qeveria ka vendosur t?i shpërblejë me 6 mijë lekë, shifra më e lartë kjo në 25 vitet e fundit. Ndërsa do të shpërblehen më 2 mijë lekë, familjet me ndihmë ekonomike si dhe personat me aftësi të kufizuar. Ndërsa për punonjësit e administratës publike, nuk do të ketë shpërblime. Paralelisht me paketën e shpërblimeve, qeveria ka hapur thesin edhe për familjet e përmbytura ku do të dëmshpërblehen familjet e përmbytura në 18 bashki. Por qeveria do të vijojë më tej, me vendimmarrjen e një tjetër çështje me rëndësi për fermerët. Janë 3 milion dollarë që qeveria ka vënë në dispozicion për të dëmshpërblyer ata fermerë, lopët e të cilëve janë prekur nga sëmundja e dermatozës nodulare.

Recommended