Basha: Qeveria, 500 mije Euro per inceneratorin e Fierit | Lajme - News

  • 4 years ago
Nga Vora ku u takua me përfaqësues të biznesit të vogël, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se i ka dhënë 500 mijë Euro biznesmenit Klodian Mërtiri nga paratë e buxhetit të shtetit për inceneratorin e Fierit.

Vendimi për të vazhduar pagesat miliona Euroshe për inceneratorin që nuk ekziston për kreun e opozitës është akt kriminal, në një kohë kur vendi po kalon krizë ekonomike.

?Sot është festë për Klodian Mërtirin. Është ditë feste për partnerët e tij nga Edi Rama e Arben Ahmetaj tek Erion Veliaj me shokë sepse dje kanë marrë 500 mijë Euro e kusur nga taksat e shqiptarëve.Urime Klodian Mërtiri! Urime Edi Rama! Urime Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj! 500 mijë Euro nga xhepat e shqiptarëve! Nderkohë qindra-mijëra familje dhe vogëlushët e tyre do vazhdojnë të mbeten me kotheren e bukës ose edhe pa bukë sonte, falë vendimeve tuaja, falë politikave tuaja?.

Deklaratat e Bashës u pasuan nga një tjetër reagim nga selia blu.

?Inceneratorët janë modeli më korruptiv i kësaj qeverie. Janë shembulli sesi ata punojnë për të mbushur xhepat e tyre dhe të disa klientëve, me të cilët pasurohen?.

Sipas Partisë Demokratike, deri tani për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë paguar 9.1 milionë Euro nga taksat e shqiptarëve.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended