BE përgëzon policinë shqiptare për arrestimet e bujshme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prania e Bashkimit Europian në Shqipëri përshëndeti operacionet e policisë së shtetit të dielen pasdite.Ambasadori Soreca shkruajti në twitter se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një prioritet I BE-së.?Ne mirëpresim operacionin masiv të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian.Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme? .Të dielen pati një sërë arrestimesh të bujshme, që nga ish deputetet e PS, Arben Cuko dhe Arben Ndoka e deri tek grupi criminal I Shijakut me në krye vëllezerit Avdyli, kusheriri I tyre Jasim Avdyli dhe shtetasi H.Hoxha së bashku me Fatos Llaftiun dhe Shaqir Gjepalin.Në total raportohen 20 të arrestuar kryesisht për trafik droge ndërsa nuk u bë e mundur kapja e Lul Berishës dhe K.Balilit.