Skandali i Kotzias: 1 milion euro për portalet shqiptare e maqedonase - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një nga arsyet e largimit nga detyra të Kotzias , sipas medias greke, janë financimet e fshehta abuzive të kryera nga ministria e jashtme për media të caktuara në Shqipëri dhe Maqedoni.Shuma e dhënë llogaritet në 1 milionë euro.Kundërshtari politik i Kotziasit, ministri i mbrojtjes Kamenos e ka akuzur për shpenzimin e jashtëligjshëm të 45 milionë eurove e po ashtu edhe për marrjen e parave nga miliarderi Soros.Këto akuza kanë sjellë tronditje në qeverinë greke.Një javë para dorëheqjes së Kotzias, një diplomat, punonjës në ministrinë e jashtme greke ka dorëzuar te kryetari i parlamentit një zarf të mbyllur dhe të vulosur ku gjendeshin tre kode dhe llogari bankare për një shumë totale prej 1 milionë eurosh. Zarfi është hapur në zyrën e kryetarit të kuvendit. Të dhënat që ndodhen në zarf më pas u publikuan në media.Kodi i parë i përket parave për financimin e disa mediave në shqipëri. Kodi i dytë është për financimet në maqedoni dhe kodi i tretë i përket parave për mbështetjen e kishave ortodokse dhe të ortodoksisë në përgjithësi.Sipas Ekspertit të ministrisë së jashtme finacimi në shqipëri dhe maqedoni synonte lobing me gazetatë dhe drejtues mediash në këto dy vende për interesat e greqisëPo ashtu, shuma të mëdha kanë kaluar për financimin e Kishës Orthodokse si dhe për aktivitete të ndryshme në rajon.Sipas ministrit të mbrojtjes Panos Kamenos, të gjitha këto para janë dhënë në mënyrë jo transparente. Kamenos bëri publik edhe rastin e një shoqërie të menaxhimit të udhëtimeve që i përket dy ish-ambasadorëve dhe një ish oficeri të policië greke. Sipas mediave greke kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ndërkohë prokuroria e athinës po heton çështjen për rrjedhje informacioni dhe për ndërhyrje në punët sekrete të shtetit grek.
Recommended