Mania shqiptare e “FaceApp” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Keto foto që paraqesin politikanët kryesorë të vendit në moshë të thyer tregojnë se aplikacioni popullor faceapp është kthyer në mani edhe në Shqipëri.Pjesë e trendit janë bërë jo vetëm përdorues të shumtë të facebook dhe instagram, por edhe shumë personazhe VIP. Vetë ata kanë zgjedhur të ndajnë me ndjekësit fotografitë e tyre të transformuara.Pamjet e supozuara të së ardhmes I sjellin vetë protagonistët kryesorë politike Meta, Rama, Basha, Kryemadhi, edhe si meme.Ndërsa ata që I kane rezistuar tundimit, janë shfaqur të vjetër ose të rinj, këtë rradhë nga të tjerë përdorues të rrjeteve sociale.Ish ministri I brendshëm Saimir Tahiri, ka zgjedhur ta përdorë apslikacionin në funksion të aktualitetit. Një ditë më parë, duke ironizuar gjykatën, ai e shfaqi vetem me thinja në pritje të vendimit të drejtësisë.?FaceApp? është zgjedhur apo është përdorur për të dërguar mesazhe edhe nga figura publike në Kosovë, këtë rradhë duke ironizuar pritjen e gjatë për liberalizimin e vizave apo dialogun e bllokuar me Serbinë.Por aplikacioni I thjeshtë në përdorim dhe argetues në dukje, bën të detyeueshme mbledhjen e të gjitha të dhënave personale nga kompania ruse, fakt që ka ngjallur shumë debate për cështjet e sigurisë.Me poshte disa nga fotot e politikaneve dhe artisteve shqiptare me ?FaceApp?

Recommended