Zbardhet amendimi per lojerat e fatit

  • 6 years ago
Qeveria po studion mundësinë e krijimit të një kompanie publike, e cila do të funksionojë si një monopol shtetëror për ushtrimin e aktivitetit në fushën e basteve sportive.

?Për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie, po konsiderohet mundësia e trajtimit të saj si monopol shtetëror dhe ushtrimi i kësaj veprimtarie nga struktura shtetërore të ngritura posaçërisht.? -thuhet ne realicionin e depozituar ne kuvend nga Këshilli i Ministrave.

Burime për televizionin Klan bëjnë me dije se masa drastike për mbylljen e të gjitha pikave të basteve sportive dhe garave në pistë ka si shtysë kryesore zbulimin e disa rasteve të rrezikshme ku organizatat kriminale kanë vepruar për të pastruar para përmes kësaj industrie.

Kjo është edhe arsyeja përse qeveria po sheh mundësinë e zhvillimit të basteve nga një ndërmarrje shtetërore, e cila do të ketë një veprimtari të kontrolluar dhe shumë herë më të reduktuar në hapjen e pikave fizike të lotove.

Si model është duke u marrë legjislacioni i vendeve Skandinave, të cilat e lejojnë vetëm kompanitë publike të ushtrojnë aktivitet të tillë.

Nisma ligjore e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë mbyll më 31 dhjetor të këtij viti të gjithë veprimtaritë e basteve, ndërsa largon nga zonat e banuara kazinotë elektronike. Xhiro e kompanive të bixhozit në fund të 2017-s arriti në 152 milion Dollarë.

Recommended