Skandali i kopshtit zoologjik në Fier, mbyllet “Safari Park”, gati transferimi i kafshëve

  • 6 years ago
Pas cilësimit të kopshtit zoologjik në Fier si "Kopshti zoologjik i ferrit", një reagim lidhur me gjendjen në të cilën ndodhen kafshët ka ardhur edhe nga ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.

Në një status në Facebook, Klosi njofton se ka urdhëruar nisjen e një aksioni nga Inspektoriati i Mjedisit, Policia e Shtetit dhe Shoqata për Mbrojtjen e kafshëve, për të bërë zhvendosjen e kafshëve nga ky kopsht dhe për t?i marrë ato në mbrojtje.

Në përgjigje të lajmit të publikuar në Daily Mail dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme, ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit.

Blendi Klosi, ministër

Recommended