Report TV - Xhisiela Maloku: Kërkoj lirimin e Rexhepit, kemi marrëdhënie të mira

  • 6 years ago
IRANË- Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja mbetet sërish në burg. Në një seancë që u zhvillua në Gjykatën e Apelit, Rraja i përfaqësuar nga avokati Ilir Murati. Trupa gjykuese që ka shqyrtuar kërkesën për lirimin e Rrajës e përbërë nga Shpresa Becaj, Zeqine Sollaku dhe Ridvan Hado. Gjykata e Apelit ka vendosur që të lejë në burg Rrajën. Avokati, ka folur në emër të Rrajës dhe ka thënë se masa e sigurisë është e padrejtë dhe se janë shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut. Ndërkohë në gjykatë sot ndodhej edhe Xhisiela Maloku e cila ka kërkuar lirimin e Rrajës.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Rraja është shprehur:

Masa ndaj meje është e padrejtë, keni shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut. Nuk kam tendencë të largohem, sa herë të më kërkojë prokuroria do paraqitem.

Kanë qenë këto fjalët e Rexhep Rrajës që janë transmetuar në gjykatë nga avokati. Ndërkohë Murati, është shprehur se konflikti ka nisur në korrik të këtij viti, dhe se Rraja është arrestuar për shkak të denoncimit të Nuhut, dhe jo për dhunim, pasi sipas avokatit, në akt-ekspertimin mjeko-ligjor nuk përcaktohet koha e djegies me cigare.

Recommended