Ekspertet: Te merren masa te menjehershme per ndotjen e ajrit
  • 6 years ago
Pas alarmit të ngritur nga bluzat e bardha, për shtim të numrit të rasteve me kancer në mushkri, specialistët e mjedisit kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme. Vëmendja, sipas tyre, duhet përqëndruar te cilësia e karburantëve, përmirësimi i transportit publik për të rritur cilësinë e ajrit.

"Arsyeja është shtimi i automjeteve individuale, por edhe cilësia e karburanteve ka bërë që të rritet ndotja, dhe ajo mund të rregullohet duke shtuar transportin publik dhe përmirësuar cilësine e karburantëve. Të futen linja elektrike. Përveç transportit është ndotja industriale, në Elbasan ka kompani të mëdha. Duhet të vendosen filtra të bëhet edhe kontrolli, të zbatohen standardet shtetërore", shprehet specialisti Ahmet Mehmeti.

Edhe një pjesë e institucioneve thonë se po punojnë për të ulur ndotjen e ajrit. Në Bashkinë e Tiranës kanë në fokus shtimin e automjeteve elektrike dhe hapësirave të gjelbra.

"Është provuar që në ditët kur nuk përdoren automjetet, norma e ndotjes ishte mjaft e ulët, madje edhe më e ulët se norma e BE. Mbjellja e pemëve ul ndotjen e ajrit. Testimi i autobusit elektrik dhe taksitë elektrike po mendohen për të përmirësuar cilësinë e ajrit", thotë Diana Mile, drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës.

Grimcat e pluhurit, të shkatuar nga emetime i gazrave, për shkak të diametrit të tyre depërtojnë thellë në rrugët e frymëmarrjes, madje deri në gjak duke u bërë shkaktar i sëmundjeve pulmonare. Në vendin tonë janë në qarkullim 557 mijë automjete, nga këto vetëm në qarkun e Tiranës janë 205 mijë, ndërsa në Elbasan 36950 automjete.

Tv Klan
Recommended