BOOM: Vijon shitja ilegale e ilaçeve, tramadoli blihet pa recetë në farmaci
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kulmin e punës së task-forcës për kontrollin e barnave , ngritur me urdhrin e Ministres së Shëndetësisë në muajin shtator të këtij viti, emisioni ?BOOM? ka konstatuar se farmacitë vazhdojnë të shesin barna pa recetë, në shkelje të hapur të ligjit për barnat dhe shërbimet farmaceutike në vendin tonë.

Dy javë pas nisjes së punës nga ana e grupit ndërinstitucional për kontrollin e barnave, ministrja Ogerta Manastirliu, përmes një lidhje live në ERTV deklaroi dhe rezultatet e arritura në këtë drejtim, duke dhënë dhe paralajmërim për masa të ashpra ndaj shkelësve të ligjit.

Një ditë pas këtij paralajmërimi,"BOOM" doli sërish në terren ku konstatoi se problemi i shitjes së barnave pa recetë mjekësore nuk ndalet, nga farmacitë e qendrës deri në periferi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-vijon-shitja-ilegale-e-ilaceve-tramadoli-blihet-pa-recete-ne-farmaci
Recommended