Balla mohon takimin me Alizotin

  • 6 years ago
Taulant Balla i ka hedhur poshtë pretendimet e Fredi Alizotit se mes tyre ka patur një takim për çështjen e audiopërgjimit të bërë nga Albert Veliu.

Në përfundim të seancës së parë kundër Lulzim Bashës, të cilin Balla e  ka paditur për shpifje për çështjen e ?Tojota Jaris?, kreu i grupit parlamentar socialist tha se video e shfaqur në emisionin ?Opinion? është një tjetër prodhim i Partisë Demokratike.

Edhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, personi i dytë i përmendur në videon e shfaqur në ?Opinion? mohon të ketë kontaktuar Alizotin, duke sqaruar përmes një reagimi se as ai dhe as policia nuk janë përfshirë në asnjë rast në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtuquajur ?Babale?.

?Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës. Është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.?

Në reagimin e policisë thuhet se shoqërimi i Alizotit është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit nga strukturat e drejtorisë së Policisë së Fierit. Policia thotë se është e hapur prokuroria ta hetojë edhe këtë çështje në detaje.

Recommended