Alarm për sëmundjet mendore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas dy vjetësh sëmundjet mendore do te jene me te shpeshta se problemet e zemrës. Ne 2020, truri do te jete organi me i rrezikuar nga sëmundjet duke ia kaluar edhe shqetësimeve kardiake. Ne ditën botërore te shëndetit mendor mjeket konstatojnë rritje te rasteve edhe tek moshat e reja te cilët kryesisht vuajnë nga ankthet dhe depresioni. Sipas studimeve 1 ne 4 persona është i rrezikuar te preket një here ne jete nga çrregullimet mendore.Gjate një bashkëbisedimi me gjimnaziste, mjeke dhe psikologe kërkuan nga te rinjtë te mos heshtin për çdo çrregullim qe vene re.Ndërkohë e Ministria e Shëndetësisë synon trajtimin e te sëmurëve jo ne spitale psikiatrike, por ne qendrat komunitare te shëndetit mendor për integrimin me te mire te tyre. Aktualisht sëmundjet e mendore trajtohen ne 13 qendra, ndërsa se shpejti një pjese e pacienteve te spitalit te Elbasanit do te vendosen ne qendrën komunitare qe do hapet ne Kavaje.Vetëm ne qytetin e Korçës njihen zyrtarisht 3 mijë te sëmurë mendor. Roland Lalaj, drejtor i qendrës së kujdesit te shëndetit mendor thotë se numri është shume me i madh. Ai i bën apel shoqërisë për trajtim ne kohe.Një tjetër problem i konstatuar vitet e fundit është dhe rritja e numrit te vetëvrasjeve. Vetëm gjate 2018, 20 persona i kane dhënë fund jetës ne qarkun e Korçës pjesa me e madhe mosha te reja.

Recommended