Sëmundjet mendore, trajtim i ri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nese brenda nesh do pranonim kete shprehje domethënëse te Organizatës Botërore te Shendetesise, ndoshta do te ishte me e lehte te trokisnim ne kete dere kur kemi probleme me shëndetin mendor. Kete tabu ka thyer Afrimi ky 37-vjeçar qe prej pak kohesh ndiqet tek psikiatrja e Poliklinikës Qendrore Arjana Rreli. Te pakten 20 persona ne dite vijne ketu per trajtim mjekesor. Sipas psikiatres depresioni nuk eshte me nje veçori e moshave te medha. Ne pavijonin e neurologjisë ne Qendren Spitalore "Nene Tereza" gjetem me dhjetëra paciente. Mjekja neurologe Mira Rakacolli na tregon se nje rast depresioni nuk duhet neglizhuar.  Rritja e numrit te personave qe vuajne nga problemet e shëndetit mendor, ka nxitur ministrinë e Shendetesise te hartoje politika te reja, jo per shtrimin e tyre ne spitale, por per hapjen e shtëpive te veçanta. Sipas te dhenave 1 ne 4 persona vuan nga depresioni, por nese gjithkush do ta pranonte ashtu si edhe personazhi yne afrimi, te pakten nuk do te kalonte ne nje faze me te avancuar te sëmundjes. Ndoshta edhe shifra 274 vetëvrasje ne vit do te ishte me e vogel.

Recommended