Report TV - Lufta e përgjimeve, kë të besojnë shqiptarët? Flasin deputetët e PS: Sytë nga prokuroria
  • 6 years ago
Lufta e përgjimeve ditët e fundit e ka futur publikun në një tymnajë ku faktet nuk shquhen lehtësisht. Por kë duhet të besojnë qytetarët kur të dy partitë e mëdha flasin për konspiracion ndaj njëra-tjetrës? Report TV pyeti deputetët socialistë, të vetmit që ishin sot në ambientet e Kuvendit. Ata thonë se zëri i të vërtetës është vetëm prokuroria.

Pyetje: Me këtë histori përgjimesh të njëpasnjëshme kë duhet të besojnë shqiptarët?

Spartak Braho: Duhet të veprojë prokuroria dhe policia.

Pyetje: Është e besueshme prokuroria kur opozita e anatemon?

Spartak Braho: Prokuroria duhet të veprojë. Nuk mbahet sehir Ervin Salianji, e patë mbrëmë? Tjetër manipulim, tjetër seancë shpifjesh.

Pyetje: Ju i besoni kryeministrit?

Spartak Braho: Jo unë i besoj logjikës dhe faktit që institucionet duhet të veprojnë.

Ulsi Manja: E vërteta është rendi i ditës që kemi sot në Komisionin e Ligjeve, ligji për noterinë.

Elena Xhina: Atë që do thotë drejtësia, fjalën e fundit të saj po presim. Jemi bërë të gjithë gjyqtarë e prokurorë. Konkluzionet përfundimtare i jep gjykata jo prokuroria.

Bledi Çuçi: Duhet të besojnë pa diskutim versionin institucional, prokurorinë.

Pyetje: Ju mendoni se ka kredibilitet prokuroria kur gjysma e politikës opozita, e konteston? Ka njerëz që mund ta besojnë opozitën.
Recommended