Shqiptarët besojnë te BE - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin e kësaj te hënë ndryshe, si i ftuar ne studion e emisionit ?Agora? ne televizionin italian Rai 3. Kreu i qeverise ka folur per dëshirën e palëkundur te Shqipërisë, per t?u bere pjese e Bashkimit Europian, per zhvillimet ekonomike ne Greqi, si edhe per marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë.?Sigurisht duket pak paradoks, që ndërsa janë shumë që duan të dalin, si britania e madhe apo shtete të tjera, jemi ne në Ballkan që duam të futemi me çdo kusht ne bashkimin europian dhe vazhdojmë të besojmë në këtë projekt të madh. Ne mendojmë se Europa është në një situatë të vështirë, por kjo nuk do të thotë të dalim nga Europa, sepse do të ishte si të dilnim nga historia?.Pas debateve te forta ne studio per emigracionin, kryeministri Rama deklaroi se italianët, nuk duhet të harrojnë se janë një shtet që kanë pasur gjyshërit e tyre që kanë emigruar në SHBA. Ashtu sikundër nuk la pa përmendur faktin se ndryshe nga 25 vjet me pare, kur shqiptaret emigronin ne mase ne Itali, tani janë italianet qe po vijnë ne Shqipëri.?Kohët kanë ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme, jemi në një situatë të ndryshme, 25 vite më parë shqiptarët vinin në Itali të uritur. Tani në Itali jetojnë 40 mijë shqiptarë që paguajnë rregullisht taksat. Shqiptarët përveç se janë integruar dhe kemi edhe student të shkëlqyer, kemi 20 mijë italianë që jetojnë në Shqipëri, apo edhe shumë sipërmarrje italiane që vijnë në Shqipëri. Sepse janë taksat janë të ulëta dhe nuk ka presion financiar dhe padyshim ka krah të lirë pune.?Kreu i qeverise ftoi serish bizneset italiane per te shtuar investimet e tyre ne Shqipëri.

Recommended