Report TV - Raporti për pensionet/ Mungojnë 1.8 milionë listëpagesa, punonjësit e rrezikuar

  • 6 years ago
Mungojnë mbi 1.8 milionë listëpagesa të punonjësve të sektorit provat dhe publik, të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet t?i dërgonte pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke ndikuar tek llogaritja e kontributeve për pension. Ky është një nga konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë auditimit të veprimtarisë së Institutit të Sigurimeve Shoqërore për aktivitetin financiar, zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve, organizimin dhe funksionimin, auditimin e të ardhurave, shpenzimeve për sigurimet shoqërore, deficitin e skemës së sigurimeve shoqërore dhe shumë çështje të tjera.

Raporti i kontrollit është miratuar në qershor të vitit 2018. Përpos të tjerave, KLSH ka konstatuar se nga viti 2012 deri në fund të vitit 2017, mungesën e 1.810.880 listëpagesave në ISSH, kryesisht të punonjësve në sektorin privat, por edhe në atë shtetëror. ?Konstatohet se ka mungesa në numrin e listë pagesave vjetore që duhet të dërgojë DPT-ja në ISSH dhe veçanërisht këto të identifikuara për vitin 2014, ku mungojnë një sasi e konsiderueshme e tyre dhe kryesisht për muajt tetor dhe nëntor të këtij viti.

Recommended