Opozita leter Rucit per Ballen
  • 6 years ago
Një javë para mbledhjes së radhës së Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit që do të mbahet në Bruksel, deputetët e opozitës i kërkojnë kryeparlamentarit Ruçi të zëvendësojë kryetarin e komisionit Taulant Balla me një tjetër përfaqësues të maxhorancës. Në letrën e firmosur nga 5 anëtarët opozitarë të Komisionit thuhet se Balla është i papërshtatshëm për të mbajtur këtë detyrë për shkak të lidhjeve të tij me krimin.

?Ne besojmë se jeni i informuar për lidhjen shoqërore e familjare të deputetit Taulant Balla me shtetasin Edmond Bego, i dënuar me 21 vite burg nga gjykatat italiane për trafik droge?.

Në letër po ashtu përmendet edhe dëshmia e ish-oficerit Nuhu, sipas të cilit Balla dhe deputeti Rraja kanë qenë të pranishëm kur punonjësi i policisë u kërcënua me armë në Komisariatin e Fushë-Krujës.

?Edhe burime e prova të tjera duket se konfirmojnë kallëzimin e znj Maloku dhe deklarimet e nënkomisarit Emiliano Nuhu përkundrejt mohimit nga deputeti Balla se ka qenë pjesë e kësaj ngjarje .

Por vetë Balla, kërkesën e PD e vlerëson si një argument për të bojkotuar takimin në Bruksel. Sa i takon akuzave ai i cilëson si prodhime filmike të dështuara të studios PD dhe Kunati. Por këto shpifje dhe manipulime, Balla thotë se opozita po përpiqet që t?i çojë dhe në Parlamentin Europian.

?Filmi tjetër me nënkomisarin që u kërcënua në praninë time me armë në komisariat, është drejt dështimit të plotë sepse jetojmë në kohën dixhitale dhe ka qeliza telefonike e kamera që i nxjerrin bllof dylbitë e Palokës.

Po ndërkohë kjo baltë seriale është ende e vlefshme për eksport se miqtë e huaj s?kanë kohë të merren me detajet e këtyre manipulimeve të ndyra. Kështu edhe në Parlamentin Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua një kamion me baltë për të më mbuluar mua në sytë e partnerëve tanë. Hallin tim s?e kam fare se kam vite që përplasem pa kompromis me këtë llum dhe pres edhe më keq se kaq! Po a e meriton Shqipëria këtë baltosje të vazhdueshme!? Ua lë shqiptarëve ta gjykojnë?.

Mbledhja e radhës e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit është lajmëruar për të hënën e 15 Tetorit. Përpara kësaj date, Gramoz Ruçi duhet t?i jap përgjigje kërkesës së opozitës, që pa e paragjykuar nuk pritet të sjellë ndonjë surprizë.

Tv Klan
Recommended