Report Tv-Një vit më parë babai u vrau nënën gjyqtare, dëshmojnë fëmijët e Fildez Hafizit

  • 6 years ago
TIRANE - Një vit pasi babai Fadil Kasemi u vrau nënën Fildez Hafizi, fëmijët e gjyqtares kanë dhënë sot për herë të parë dëshminë e tyre në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në cilësinë e dëshmitarëve. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Dy fëmijët e gjyqtares janë shoqëruar nga avokati i tyre, Fran Dashi, ndërsa kanë refuzuar praninë e babait. Ka qenë kërkesë e vetë fëmijëve për të dëshmuar pa praninë e Fadil Kasemit në sallë. Kërkesë e cila u pranua nga Gjykata. E pranishme për dëshminë e dy fëmijëve në gjykatë ishte e pranishme dhe psikologia e cila u urdhërua të marrë kontakt me fëmijët.

Mësohet se fëmijët kanë rrëfyer raportet familjare mes dy prindërve, ndërsa divorci i burrë e grua nuk është pranuar nga Fadil Kasemi, i cili arriti deri aty sa vrau në gjakftohtësi bashkëshorten e tij, ish-gjyqaren Fildez Hafizi.

Recommended