Report Tv-Mashtrimi 1 mln $, 4 të akuzuar, mes tyre gruaja e ndërtuesit të vrarë në 2016 në Dajt

  • 6 years ago
TIRANE - Pas një pune intensive, strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë arritur të zbulojnë një skemë mashtrimi financiar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit, me një vlerë dëmi të shkaktuar në buxhetin e shtetit rreth 1 milion dollarë. Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare. Mes të ndaluarve nga policia, është edhe Elsa Biba, administratore e një shoqërie ndërtimi, e cila rezulton të jetë bashkëshortja e ish-ndërtuesit Vasil Biba, i vrarë në vitin 2016 në Malin e Dajtit, pasi ishte përfshirë në një skemë mashtrimi me shitjen e apartamenteve në Tiranë.

Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë:

Masa e sigurimit arrest me burg për shtetasin Gjergj Fela 43 vjeç, administrator i subjektit ?KRISTIRINA? sh.p.k.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M, 50 vjeçe me detyrë kontabiliste.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K, 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen Elsa Biba, 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë ?ARENI ALBANIA? sh.p.k.

Si funksiononte skema e mashtrimit
Sipas provave të mbledhura nga ky hetim, rezulton se shtetasit e mësipërm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjëlloj aktiviteti me qëllim tërheqjen e blloqeve të TVSH, duke lëshuar fatura për subjekte të treta, që më pas rimbursoheshin. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 1 milionë dollarë.

Ndaj të proceduarve rëndon akuza për veprat penale të ?Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar? dhe ?Fshehja e të ardhurave? të kryera në bashkëpunim. Strukturat Hetimore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.

Recommended