Referendumi e ndau Maqedoninë,“emri” shkon në Parlament - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Marrëveshja e emrit me Greqinë do të shkojë në parlament. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, bëri të ditur se 91,48 % nga 605.016 votues, votuan pro ndryshimit të emrit. Por që referendumi i 30 shtatorit të konsiderohej i suksesshëm duhej që të paktën 50% nga 1 milionë e 800 mijë qytetarë me të drejtë vote, të votonin pro, pjesëmarrje e cila u arrit vetëm në 36.79%.Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha para gazetarëve se ?nuk do të ketë marrëveshje më të mirë me Greqinë, dhe se nisma për ndryshimin e emrit do të shkojë në parlament, përmes ndryshimeve kushtetuese. Por për këtë nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, vota të cilat koalicioni qeveritar nuk i ka, në të kundërt Zaev do të thërrasë zgjedhjet e parakohshme.?Parlamenti e ka radhën, dhjetë ditë do të bëjmë përpjekje, por në rast se nuk arrijmë të sigurojmë 2/3 e votave, atëherë alternativë mbeten zgjedhjet e parakohshme. Qytetarët e Maqedonisë me votën e tyre treguan se vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO dhe se më në fund çdo qytetar dha vendimin e tij?.Marrëveshja e Prespës e arritur mes Greqisë e Maqedonisë, është e vetmja mënyrë që vendit t?i hapet rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Europian.Pavarësisht rezultatit partia kryesore qeverisëse e konsideroi fitore referendumin duke theksua se vullneti i popullit maqedonas duhet të respektohet.Si do të procedohet marrëveshja me Greqinë në parlament?Ligjvënësit e parlamentit maqedonas do të vendosin përfundimisht për emrin e ri, dhe për këtë duhet arritur 2/3 e votave.Partitë opozitare me në krye VMRO duhet të mbështesë ndryshimet kushtetuese, në të kundërt, nuk ka asnjë rrugë përveç mbajtjes së zgjedhjeve. VMRO insiston se rezultati i referendumit tregoi se qytetaret dhanë një mesazh te qarte për ruajtjen e identitetit kombëtar te vendi.

Recommended