Nënat do shpërblehen deri në 1.2 milion lekë të vjetra - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Rama ka prezantuar platformen sociale të projektit buxhetit 2019 ku bie në sy shpërblimet për familjet që lindin fëmije.Rama tha se duke nisur nga 1 janari i 2019 do të tetëfishohet shpërblimi për fëmijen e parë të një cifti i cili nga 5 mijë lekë të reja, do të marrë 40 mijë leke të reja.Shpërblimi do të rritet për të gjithë ata që lindin një fëmijë të dytë dhe konkretisht do të jetë 16-fishi i shpërblimit aktual, pra 80 mijë leke të reja ndërsa kush lind një fëmijë të trete do të marrë 120 mijë leke të reja.Rama premtoi se sistemi i shperndarjes se shperblimeve per cekun e bebeve do te jete shume me i shpejte sesa ka qene deri tani.Kryeministri shtoi gjithashtu se deri në fund të mandatit do të bëhet e mundur dhënia e librave falas për të gjithë ciklin 9-vjecar ndërsa aktualisht jepen falas librat për fëmijet deri në klasën e katërt.

Recommended