Mbi 5 milion euro për 90 mijë testet e kryera deri më tani
  • 4 years ago
Në luftën kundër pandemisë deri më sot në vendin tonë u realizuan mbi 90 mijë testime. Çmimi i një PCR testi është 3,500 denarë në laboratorët publik dhe 3,950 denarë në ato privat. Vetëm Instituti i Shëndetit Publik ka realizuar rreth 45 mijë teste PCR. Gjysma tjetër është procesuar nga 9 laboratorë të tjerë, prej të cilëve 4 janë privat. Sipas përllogaritjeve brenda 5 muajve për këtë qëllim janë shpenzuar mbi 5,36 milion euro.

1. Instituti i Shëndetit Publik
2. Instituti i Mjekësisë Ligjore                                                                                  Laboratorët privat:
3. Instituti i Veterinarisë                                                                                               7. Zhan Mitrev
4. Klinika Infektive                                                                                                         8. Sistina
5. Klinika e Gjinekologjisë                                                                                            9. Avicena
6. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë                                         10. Biotek

Shpenzimet e testeve të bëra në laboratorët e shtetit pacientët nuk i paguajnë nga xhepi i tyre. Por qytetarët i paguajnë në mënyrë indirekte, nga që i mbulon Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Deri më sot nga ISHP thonë se nuk kanë marrë asnjë denarë. Nga ky Fond na përgjigjen shkurt.

?ISHP ende nuk ka dorëzuar asnjë faturë për refundimin e shërbimeve të testeve për CoVid-19?, thonë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Përderisa këto para publike mbeten pezull ndërmjet këtyre dy institucioneve, përhapja e virusit korona ka bërë që të rritet intensiteti i testimeve, në mbi 1 mijë në ditë. Testet e blera nga jashtë kushtojnë nga 57 euro për njësi sipas çmimit tenderues, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

?Fondi i Sigurimit Shëndetësor financon këto institucione të kujdesit shëndetësor, dhe furnizimet publike (tenderët) bëhen përmes buxheteve të aprovuara nga po i njëjti Fond?, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria nuk na tregoi numrin e saktë se sa prej testeve kanë marrë falas si donacione. Por, të gjithë testet si ndihmë kanë përfunduar në laboratorin e ISHP-së. Kjo e fundit na tha se pavarësisht kësaj në Fond faturohet me 3,500 denarë, duke përfshirë edhe koston e shërbimeve të tyre laboratorike.

Sa për Krahasim në vendet Evropiane kostoja e një testi të tillë është dukshëm më e ulët. Sipas këtyre rezultateve, në Gjermani një test për CoVid-19 kushton 18 euro dhe në Zvicër 25 franga.

KOSTO E TESTEVE COVID-19
Maqedoni të Veriut 57 euro
Gjermani ? 18 euro
Zvicër ? 25 CHF

Në 1,15 milion eurot e shpenzuara të qytetarëve për të hequr dyshimet e simptomave të Covid-19 nëpër klinikat private, nuk janë të llogaritura shpenzimet e testeve përmes anti-trupave në gjak. Këto të fundit nëse dalin pozitive nuk merren si relevante nga ISHP dhe duhet sërish të bëjnë teste përmes strishove, faturë e cila depozitohet në Fond.

Adnan Qaili
Recommended