Shkëlqim Hajdari në '45 minuta': Ja ç'duhet të bëjë Kryeprokurorja Arta Marku

  • 6 years ago
Me një përvojë të gjatë prej 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, Shkëlqim Hajdari, aktualisht Kryeinspektor i Përgjithshëm, tregon faktorët sipas tij që kanë sjellë kaosin e pazakontë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. I ftuar në "45 minuta" në Report Tv, Hajdari u shpreh se një nga faktorët është procesi i Vettingut. Sipas tij, zvarritja e këtij procesi si dhe vonesat e shkaktuara në hallkat e ankimimit pas vendimeve të KPK dhe ankimimit në KPA, kanë sjellë shpërqendrimin e vëmendjes së prokurorëve nga dosjet e rëndësishme duke krijuar një situatë kaotike në Prokurori. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari propozon ndërhyrje në ligjin e Vettingut për të afruar afatet e shqyrtimit të dosjeve të prokurorëve që kalojnë në 'sitë'.

KPK dhe KPA duhet të punojnë më shpejt, duhet të mbështeten financiarisht në mënyrë që ritmi i punës të jetë më i larë, sepse përndryshe i bie që të përfundojë pas 7 vitesh. Për vite të tëra prokurorët do jenë në ankthin e Vettingut. Ritmet e komisionit duhet të jenë shumë herë më të shpejta. Vendimet e menjëhershme të KPK, kam përshtypjen që kanë krijuar një situatë që është e rëndë. Do ishte e rëndë që për të mos e tronditur më shumë organin që shikohej mundësia që vendimet e KPK të mos kenë efekte të menjëhershme, pa marrë më parë vendim të formës së prerë. Z.Rreshka u shkarkua nga KKP dhe u emërua një zonjë. Dalja menjëherë nga sistemi dëmton besimin. Rikthimi në punë ndodh shumë vonë dhe është i pariparueshëm dëmi që është marrë. Ka shkatërruar punën. Mundet të rishikohet që të mos ketë efekte të menjëhershme sepse edhe komisionin e Apelimit e vendos në një pozicion të vështirë. Dhe pas shqyrtimit nga KPK, mbledhja e KPA të bëhet më shpejt. Duhet të ndërhyjmë në ligj. Nëse e lëmë KPK me këtë temp pune, institucioni i prokurorisë do shkatërrohet totalisht, askush s'e ka mendjen te puna. Ata që mbesin nga Vettingu të rindërtojnë prokurorinë e re. Duhet të kuptojmë se kur sulmojmë Prokurorinë, vetëm qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë nga prokurorja ritme të tjera pune. Të ndalojmë sulmin ndaj Prokurorisë. Nuk duhet të marrim nëpër gojë prokurorë që ky i shërben një krahu dhe ky një krahu tjetër.

Shkëlqim Hajdari, ish-prokuror

Recommended