Report Tv-Bien eksportet bujqësore në Fier, flet specialisti: Këtë vit, 10% më pak

  • 6 years ago
Prodhimet bujqësore kanë shënuar rënie të eksporteve, të paktën për qarkun e Fierit. Specialisti në drejtorinë Bujqësore, Muhamet Baboci bën me dije për Report Tv se eksportet bujqësore janë 10% më pak se ato të një viti më parë. Sipas Babocit, një ndër shkaqet kryesore është prodhimi i pakët, dëmtuar nga përmbytjet e dimrit. Prodhimet bujqësore të qarkut të Fierit janë eksportuar në 22 vende të rajonit, duke bërë kështu që prodhimi vendas të njihet e kërkohet edhe në tregun e huaj.