Ekskluzive/ 'Report Tv' në tunelet e tragjedisë në ‘97, fëmijët u futën të lidhur me zinxhirë

  • 6 years ago
U deshën më shumë se tre orë nga Tirana për të mbërritur në ish-tunelet e municionit të fshatit Selicë të rrethit Mat. Nën masa të rrepta sigurie hyjmë në zonën e rrezikut, aty ku për dy muaja rrjesht punojnë ushtarakët e bataljonit të Xhenios, në komandën mbështetëse të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në datën 19 shtator, gjatë operacionit të pastrimit në tunelin numër një, u konstatuan disa eshtra njerëzish?eshtra të cilat lidhen me tragjedinë e vitit 1997.

Nënkolonel Aleksandër Sinaj që njëkohësisht është dhe komandanti i këtij operacioni na tregon momentet kur eshtrat dolën në sipërfaqe.

Në orën 10:33 operatorët kanë konstatuar eshtra njerëzisht. Menjëherë është ndërprerë operacioni dhe është lajmëruar Prokuroria dhe Policia e rrethit Burrel për kqyrjen e vendit të ngjarjes. Për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë kanë mbërritur rreth orës 14:00. Kanë mbërritur edhe ekspertët nga Tirana. Me urdhër të prokurorit kemi vazhduar detyrën. Nëse gjejmë eshtra të tjera jemi të detyruar që të ndërpresim sërish punimet.

Aleksandër Sinaj, nënkolonel
Komandant Sinaj sipas fakteve na kthen pas në kohë, pikërisht në mëngjesin e 29 prillit të vitit 1997, duke na treguar se ku kishte ndodhur shpërthimi dhe se si vala goditëse kishte mbërritur edhe në tunelin ngjitur.

Shpërthimi ka ndodhur në tunelin numër dy, vala goditëse ka bërë që të shpërthejë edhe tuneli numër një.

Aleksandër Sinaj, nënkolonel
Edhe sot pas 21 vitesh shenjat e atij shpërthimi janë të dukshme në të dyja tunelet ku humbën jetën 23 persona, të gjithë banorë të fshatit Selenicë, ku pjesa dërrmuese ishin fëmijë të moshave 10 deri 15 vjeç.

Nga statistikat mungojnë 8 trupa si dhe shumë pjesë trupi të 15 të tjerëve që sot e kanë një varr.

Në tunelin numër një, aty ku u gjenden eshtrat mësojmë se dhe 5 metra kanë ngelur për tu pastruar nga 55 metra totali dhe mundësitë janë të pakta për t?u gjendur eshtra të tjera fëmijësh.

Temperatura ka qënë shumë e lartë sa ka shkrirë edhe lëndën plasëse. Gjatë pastrimit që kemi bërë ku ka pasur vatër shpërthimi nuk janë gjetur eshtra. Ato mund të kenë shkrirë nga temperatura e lartë.

Aleksandër Sinaj, nënkolonel

Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga momenti që u konstatuan këto eshtra dhe asnjë banor i fshatit Selicë nuk ka ardhur në vendin e ngjarjes për t?u interesuar. Komandant Senaj na i pohon këtë fakt dhe tregon ndër të tjera se ata kanë njoftuar edhe kryeplakun e fshatit.

Eshtrat janë nisur drejt Insitutit të Mjeksise Ligjore në Tiranës për të vazhduar procedurat dhe për të arritur në identifikimin e tyre.

Nënkoloneli tregon se operacioni është drejt fundit dhe pasi të bëhet edhe certifikimi i tyre, zona do të i dorëzohet pushtetit vendor.

Stafi ynë i ?Report Tv? të shoqëruar nga makina e ushtrisë niset drejt fshatit Selicë. Duhej 1 orë me makinë nga tunelet për të mbërritur në këtë fshat, pasi rruga ishte shumë e keqe.

Hyjmë në fshat dhe mundohemi të takojmë ata të paktë banorë që kishin ngelur për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarj...

Recommended