Rama me koordinatorët: Nga e mërkura tjetër do publikojmë përgjegjësit në zyrat e shtetit

  • 6 years ago
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim në sallën e Hartave në Kryeministri, koordinatorët e bashkëqeverisjes. Pas paraqitjes së disa rasteve të qytetarëve që kanë patur probleme me zyrat e ALUIZNI-t, Rama bëri me dije se nga e mërkura e javës tjetër, përveç rasteve të zgjidhura, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, si kryesuese e Task-Forcës do të prezantojë edhe procedimet përkatëse për përgjegjësit e çështjeve të zvarritura.

Bashkëbisedimi i Kryeministrit Edi Rama me qytetarët:

Qytetari: Falenderoj kryeministrin dhe qeverinë nëpërmjet platformës. Ndoqa rrugën administrative, iu drejtova platformës. Gjeta zgjidhje menjëherë. Kam disa probleme të tjera me gjykatat dhe QKB-në për një hidrocentral. Platforma më zgjidhi hall, më herët me qeverinë e mëparshme më janë bërë shumë padrejtësi.

Rama: Detyrimet e zyrave të shtetit, duhet të kthehen në zyra shërbimi, dhe platforma jep zgjidhje. Por platforma s?është gjykatë, nuk mund të zgjidhë gjithçka. Flamuri do të na paraqesë një tjetër rast.

Koordinatori për bashkëqeverisjen: ALUZNI s?jepte certifikatën, Shehi e adresoi ankesën tek Shqipëriaqëduam.al dhe mori zgjidhje.

Qytetari: Në 2016 me VKM doli vendimi, dhe nga ajo kohë s?mora dot dokumentin në ALUIZN. Hera e fundit që shkova ishte në gusht por s?rregullova dot gjë.

Rama: Ajo që ka rëndësi të theksohet është se raste të mbetura pezull për vite, me kosto të mëdha, jo vetëm financiare por edhe morale, pasohet me një hetim administrativ. Përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e merituar. Nga sot, çdo të mërkurë, paralelisht me rastet e zgjidhura, me ministren e Drejtësisë do të bëjmë me dije rastet e ndëshkimit dhe përgjegjësit.

Recommended