Vrasja e trefishte ne Bulevard, burg perjete per italianin Letizia

  • 6 years ago
Burgim të përjetshëm kërkoi Prokuroria për italianin Salvatore Letzia, një nga autorët e masakrës së 27 Majit 2015 në Bulevardin Zogu i Parë, në Tiranë ku u vranë 3 persona.

Italiani, një vrasës i paguar, së bashku me Besnik Sulkun hapën zjarr mbi Mentor Lufin dhe Gerti Goxhajn, të cilët humbën jetën në vend.

Por dy autorëve iu përgjigjën me armë nga një tjetër makinë nipat e Besnik Sulkut, Markeljan dhe Klevi Doçi. Sipas prokurorisë ata arritën të vrasin Sulkun ndërsa plagosën italianin Letizia. Për dy vëllezërit, akuza kërkoi dënimin me 32 vite burg për Makreljanin dhe 20 vite heqje lirie për Klevin.

Të tre të akuzuarit nuk kanë qenë në sallën e gjyqit gjatë leximit të konkluzioneve nga prokurori Perparim Kulluri. Mbi të pandehurit  rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim dhe vrasje për shkak të gjakmarrjes.

Sipas akuzës, në 6 Prill të 2015 në Holandë u vra Durim Sulku, vëllai i Besnik Sulkut dhe për këtë ai akuzonte Mentor Lufin dhe nipat e tij. Me ndihmën e Salvatore Letizias ai organizoi atentatin për eleminimin e tyre, por humbi jetën edhe vete.

Tv Klan

Recommended