Report Tv-Zyrtare! Shpëtim Idrizi kalon në opozitën e bashkuar

  • 6 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Në përfundim të takimit, dy kryetarët kanë mbajtur një fjalim të shkurtër para gazetarëve.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se bisedimet janë përmbyllur me sukses. Me firmosjen e marrëveshjes mes dy partive, PDIU dhe PD do të bashkëpunojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjithë faktorët politikë të vendit, konkludohen me sukses bisedimet me PDIU-në. PD dhe opozita e bashkuar kanë sot një mision jetik për çdo familje shqiptare. T?i japim fund bashkëqeverisjes me krimin që ka zaptuar parlamentin, qeverinë dhe vendin. Sikundër diskutuam në detaje, duam të zhvillojmë horizontin tonë për një Shqipëri me treg të lirë.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së