Gati rruga Pogradec - Qafe Plloce

  • 6 years ago
Rruga Pogradec -  Qafë Plloçë, tashme është gati. Punimet kanë përfunduar. Rehabilitimi i këtij segmenti i ka kushtuar 1.4 milion Euro buxhetit të shtetit. Kjo nuk do të jetë e vetmja rrugë me standarde, pasi ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri paralajmëroi se përmirësimi i infrastrukturës rrugore do të shtrihet në gjithë vendin.

Për kreun e Autoritetit Rrugor, rritja e standardeve në rruge çon në rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit.

Punimet për rehabilitimin e rrugës që lidh hyrjen e Pogradecit me Qafë Pliocen kanë përfunduar 2 muaj para afatit të parashikuar në projekt.

Recommended