Qeveria mposht Beghettin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Qeveria shqiptare ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar procesin gjyqësor ndaj kompanisë HYDROS SRL, në pronësi të biznesmenit Francesco Begetti. Vendimi final i trupës gjykuese, që Vizion Plus disponon është marrë në datën 7 shtator dhe i ngarkon kompanisë HYDOR SRL një penalitet prej minimalisht 7 milion eurosh, që do duhet ti paguajë shtetit shqiptar.

Në argumentimin që i është bërë vendimit, ky penalitet ndahet në kamatëvonesa si dhe në dëmin e shkaktuar.
Ky është vendimi përfundimar i arbitrazhit, pasi një paraprak u dha edhe në fillim të këtij vitit, por kompania në fjalë e apeloi.

Bëhet fjalë për zgjidhjen e marrëveshjes nga ana e qeverisë shqiptarë me kompaninë e Francesco Begettit për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivacit, një vepër kjo që nuk u ndërtuar kurrë prej tij. Pas këtij vendimi biznesmeni hodhi në gjyq shtetin shqiptar duke kërkuar një dëmshpërblim prej 137 milion eurosh për prishje të njëanshme të kontratës.

Por qeveria ju kundërpërgjigj me një tjetër padi nga e cila rezultoi fituese. Kompania Hydro SRL mori një licensë për ndëritmin e një hidrocentrali mbi lumin Vjosë që në vitet 2000 por ajo nuk arriti ta ndërtonte duke krijuar konflikte të vazhdueshme. Pas prishjes së kontratës qeveria rihapi garën dhe tashmë kjo vepër publike po ndërtohet nga një tjetër kompani.

Recommended