Kukësi mposht Flamurtarin me rezultatin 4-2 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kukësi shënon një poker golash, duke mposhtur Flamurtarin 4 me 2 dhe duke u ngjitur në vend të tretë në superligë, me 40 pikë, po aq sa Laçi, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Verilindoret e gjetën shpejt rrugën e rrjetës me anë të Sokol Cikalleshit, që në minutën e 12-të. Por vlonjatet u përgjigjen në të 25-ën, me Liçajn. Në shifrat 1 me 1 u mbyll edhe pjesa e parë. Në të dytën, Kukësi u rinis fuqishëm, duke gjetur serish avantazhin, me po të njëjtin autor, Cikalleshin, në minutën e 58-të. 60 sekonda me vone, boja do te siglonte golin e trete, ate te sigurise. Ndersa smajli vulosi fitoren katër minuta nga koha e rregullt. Goli i Likes për kuqezinjtë në minutën e 89-të, do të vlente vetëm për statistikë. Java e 25 e superligës startoi të premten me takimin Teuta -- Besa. Në Niko Dovana, djemtë e detit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 duke u ngjitur në kuotën e 36 pikëve në vendin e 5-të në renditjen e përgjithshme, dy pikë më shumë se Besa e vendit të 6-të. Pas përjashtimit nga superliga të Bylisit, Skënderbeu e merr fitoren në tavoline me rezultatin 3-0, ndërsa të dielën, përballen edhe Laçi me Vllaznine, me shkodranet që janë në zonën e nxehtë, si dhe mbyllësit e klasifikimit, Kastrioti me Lushnjën, në një sfidë mbijetese.

Recommended