Dalin pamjet e bastisjes se forcave speciale ne Nikel

  • 6 years ago
Autoritetet policore kanë publikuar këtë të enjte pamjet e operacionit të nisur orët e para të së mërkurës në Nikël të Krujës.

Në këtë operacion, ku morën pjesë forcat e RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë u arrestuan 5 persona me precedentë penalë.

Ishte ora 5:30 e mëngjesit kur në të gjithë fshatin Nikel u ndërpre energjia elektrike dhe forcat speciale ndërhynë për të nisur kontrollet e personave të skeduar.

Policia e Durrësit nën drejtimin e hetimeve nga prokuroria e Krujës arrestoi Lutfi Hakën, Marklen Hakën, Ylli Çangun, Skënder Lezën dhe Valter Bamin.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë e tipit Bareta, një Revolver Trident, tre armë gjahu, një pushkë sportive pleumatike dhe 28 fishekë luftarake me kalibër 9 milimetra. Zona e Niklës njihet si vendi ku qëndrojnë persona me rrezikshmëri të lartë dhe me precedentë kriminalë./tvklan.al

Recommended