Rindertohet segmenti rrugor “Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja”

  • 6 years ago
Qeveria do të nisë në fund të vitit rindërtimin e 2 kilometrave të segmentit të parafundit të Unazës së Madhe të Kryeqytetit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur  garën për rehabilitimin e rrugës nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta deri në rrethrrotullimin e Sheshit Shqiponja, punime të cilat parashikohen të realziohen në harkun kohor të 2 viteve.

Aksi i ri do të kushtojë 50 milionë dollarë dhe do të realizohet sipas standardeve dhe cilësisë që është përdorur edhe në pjesët e tjera të Unazës.

Burime zyrtare thanë për Televizionin Klan se segmenti do të jetë në cilësinë e një autostrade, ku pjesët anësore të saj do të mbyllen për tu bërë të pakalueshme nga banorët e zonës, ndërsa për ta do të ketë mbikalime të dedikuara, në mënyrë që të evitohen aksidentet.

Ky është segmenti i parafundit i Unazës së Madhe. Pas tij mbetet për tu plotësuar rruga nga Sheshi Shqiponja për tek Bulevardi i Ri, por për të autoritetet po punojnë për të përgatitur projektin, ndërsa fondet do të alokohen me buxhetin e vitit të ardhshëm. Në muajin Gusht ARRSH hapi tenderin për lotin që lidh zonën e Shkozës me Ali Demin dhe Kodrën e Prifitit dhe segementin mes Saukut, Farkës dhe që del më pas në Shkozë.

Recommended