Report Tv-Digjitalizimi, kreu i AMA-s, Gentian Sala: 34 kanale falas

  • 6 years ago
Nga dita e sotme nisën tansmetimet digjitale për zonën Tiranë-Durrës, duke ndërprerë përfundimisht ato analoge. Kreu i AMA-s, Gentian Sala, tha gjatë një konfrence për mediat se risia e transmetimeve digjitale do jenë programet e larmishme, cilësia në transmetim dhe 34 kanalet falas vetëm përmes një dekoderi. Sala tha se qytetarët të cilët ende nuk janë pajisur me dekodera, mund t'i gjejnë ata në çdo pikë shitje në Tiranë dhe Durrës.

Sot është një ditë e rëndësishme për ne dhe publikun e zonës Tiranë-Durrës, pasi kemi kaluar transmetimet nga analoge në dixhitale. Nuk ka më transmetime analoge. Sot Shqipëria ka numrin më të madh të kanaleve falas për qytetarët të cilat mund të shihen përmes një dekoderi. Ka më shumë programe, cilësi e lartë dhe 34 kanale falas. Dekoderat janë në shitje në çdo dyqan. 70% e poullsisë është mbuluar me këtë teknologji.

Gentian Sala, kreu i AMA
Lidhur me shqetësimet e shumta të qytetarëve të cilët pretendojnë se nuk janë informuar për ndërprerjen e transmetimeve analoge, Sala tha se prej një viti e gjysmë AMA ka njoftuar qytetarët për këtë zhvillim.

Qyetarët kanë mbi 10 vite që e dinë se kjo procedurë do ndodhte. Informimi formal ka prej një viti e gjysmë që funksion. Sot kemi pasur një numër të lartë telefonatash, mbi 600 dhe është jo normale. Është Call Center pranë AMA që i përgjigjet të gjitha pyetjeve nga më të thjeshtat te më të komplikuarat që kanë qytetarët.

Gentian Sala, kreu i AMA
88 mijë dekodera, tha kreu i AMA-s, janë shpërndarë falas për familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike.

88 mijë dekodera janë dhënë falas për personat që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Gentian Sala, kreu i AMA

Recommended