Report TV - 30 minuta mbledhje kryesie, Rama largohet në këmbë, ja porositë

  • 6 years ago
Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Partia Socialiste mblodhi për 30 minuta edhe Kryesinë e saj. Siç raporton gazetarja Esionia Konomi për Report TV kryeministri ka njohur me detyrat sekretarët e rinj që dolën nga mbledhja e djeshme e Asamblesë, po ashtu ka dhënë edhe këshilla për të gjithë ministrat.

Kur na ndajnë më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme vendore, Rama është fokusuar tek fushta dixhitale. Sipas tij, të gjithë të zgjedhurit e PS përveç angazhimit në terren, duhet të punojnë fort për të fituar atë që e quajti beteja 'on line'.

Konomi raporton se pas kësaj mbledhje kryeministri Rama udhëton drejt New York-ut. Atë e pamë të largohet në këmbë, ndërsa shoqërohej me Gramoz Ruçin. Ajo që u vu re është fakti se ashtu si kryeministri, edhe kryeparlamentari Ruçi kishte zgjedhur të vishte atlete. Ndërsa dilte nga mbledhja Rama u pa të bisedonte për pak minuta edhe me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Kryesia e PS-së nuk mori në shqyrtim propozimin e kryeministrit Rama për të përjashtuar deputetin e Lacit, Gjetan Gjetani. Zëdhënësja e Kryesisë tha se votimi i shkarkimit ishte bërë në Asamble ditën e djeshme pas daljes jashtë të medias, por Report TV saktëson përmes burimeve të sigurta, se një votim i tillë, specifikisht për shkarkimin e deputetit nuk ka ndodhur asnjëherë.

"Shkarkimi s?është kompetencë e kryesisë. U diskutua dje në Asamblenë Kombëtare dhe pas largimit të gazetarëve ne kemi një proces votimi. Na duhet një grup parlamentar kompakt. Një parti dhe një grup parlamentar s?ekzistojnë më vete, por bashkë"

Recommended