Ora News - Gazetari Sokolaj: Në Shkodër personat merren peng për disa orë, policia nuk i evidenton
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari dhe redaktori i lajmeve në Ora News, Trazhgim Sokolaj tha se në qytetin e Shkodrës ndodhin ngjarje të rënda, të cilat nuk evidentohen nga policia. I ftuar në studion e lajmeve ai tha se ka persona që merren peng për disa orë me radhë dhe pasi zgjidhen konfliktet mes grupeve lihen të lirë.

Trazhgim Sokolaj: Shkodra ka krijuar muajit e fundit një imazh për një qytet jo të qetë, ku disa lagje janë jashtë kontrollit të policisë, bazuar në raportimet mediatike për ngjarjet që ndodhin atje. Kam informacione dhe kam të dhëna që ka përplasje të armatosura, ka gjobëvënie, ka persona që merren peng për disa orë me radhë dhe pasi zgjidhen konfliktet mes grupeve lihen të lirë, që nuk janë evidentuar fare nga policia.

Gazetari Sokolaj tha se aksionin e policisë në kryeqendrën e veriut ka të njëjtën metodike si ajo në Lazarat. Sipas tij ndërhyrja e nevojshme në Shkodër ka të bëjë me një rihapje serioze të një zinxhiri të ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur atje, jo vetëm vrasje por edhe gjobëvënie.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gazetari-sokolaj-ne-shkoder-personat-merren-peng-disa-ore-policia-nuk-i-evidenton
Recommended