Report Tv- Nuk po mbyllim shkollat, por klasat kolektive
  • 6 years ago
Tirane- Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një konferencë për shtyp i dha përgjigje akuzave të opozitës për klasat kolektive. Sipas saj, 33 mijë nxënës që mësojnë në klasa kolektive do të transferohen në klasa respektive në shkollat më të afërta me ta, sipas një plani të mirë hartuar.

?Ne nuk kemi synim mbylljen e shkollave por mbylljen e klasave kolektive. E theksoj klasave me nxënës të moshave të ndryshme ku numri i nxënësve është edhe 3 edhe 5. Ndërhyrja jonë ka filluar që vitin e kaluar shkollor. Testuam të gjithë nxënësit për aftësitë në shkrim lexim dhe në bazë të nevojave realizuam programin për përforcimin e shkrim-leximit pas trajnimit të mësuesve. Ky ishte edhe hapi i parë emergjent?

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla
Më tej ministrja sqaroi të gjithë planin për shkollat kolektive që finalizohet me transferimin e nxënësve në shkollat më të afërta
Recommended