Report TV - 'Tolerancë zero ndaj hajdutëve', Petrit Vasili zbulon qëndrimin e LSI në Kuvend
  • 6 years ago
Përveç PD-së, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një mbledhje të Grupit Parlamentar. Në përfundim të saj, kreu i grupit Parlamentar Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediat, duke bërë të ditur dhe qëndrimin që do mbajë partia e tij këtë sesion parlamentar.

Sipas tij, motoja e vetme e LSI-së, do të jetë toleranca zero ndaj atyre që grabisin vendin.

?Veprimi jonë do të jetë nën një moto: tolerancë zero ndaj hajdutëve që kanë grabitur vendin, do të ndalojmë këtë hordhi që po grabit vendin. Sot kemi një sistem drejtësie të thelluar që mban gjallë kriminalitetin në vend. Për Kryeministrin ka një padi dhe nuk po luan gishtin, Kryeministri tha se ka bërë ekspertizën për audion e vëllait të ministrit, por prokuroria nuk ka lëvizur?,- tha ai.
Recommended