Report TV - Ekskluzive/ Aksidenti në Papërr-Peqin, makina merr para karburantin

  • 6 years ago
Report Tv siguron ekskluzivisht pamjet e një aksidenti të denjë për filmat hollivudian, ku fati ka shpëtuar dy personat e përfshirë në aksident nga një tragjedi, nëse përplasja me karburantin do kishte shkaktuar zjarr.

Janë këto pamjet ku automjeti Volsvagen Golf futet me shpejtësi në kthesën e aksit Papër-Peqin dhe humb kontrollin e mjetit. Siç shihni dhe në pamje, përplasja ka qenë mjaft e fortë duke shkaktuar dëme materiale por fatmirësisht pa viktima. Ngjarja është shënuar mëngjesin e 27 gushtit 2018, kur mjeti humb kontrollin dhe fillimisht përplaset me pompën e tregtimit të karburanteve duke përfunduar në mes të tij.

Pak çaste më pas, nga mjeti del i lënduar një prej pasagjerëve që udhëtonte në këtë makinë, ndërsa menjëherë është një prej stafit të karburantit që del me vrap nga ambientet, ndoshta për të mbyllur starecineskat e karburantit, për të shmangur kështu një ngjarje edhe më të rëndë. Mëngjesin e 27 gushtit ka patur dhe reshje shiu çka sipas policisë kanë ndikuar për këtë aksident duke bërë që drejtuesi i mjetit të humb kontrollin.

Recommended