Report Tv- Elbasan/ Bashkëshorti i paralizuar dhe me shtëpi të rrënuar, çifti i moshuar apelon

  • 6 years ago
Ka 18 vjet që dergjet i paralizuar në shtrat. E kishte menduar ndryshe pleqërinë. Por fati nuk ishte i drejtë me të. Është rasti i Sabri Çullhajt 74 vjeçarit me banim në Balëz të Elbasanit. Krevati, karroca, ilaçet dhe tavani që po i bie mbi kokë, mbushin përditshmërinë e tij. Pranë i qëndron bashkëshortja, Hajrija që lotët nuk i janë tharë, por që nuk dorëzohet në asnjë çast.

E kanë harruar sëmundjen e rëndë, sepse tani u kanoset një rrezik më i madh. Ndërtesa rrezikon të shembet. Është një ngrehinë që mund të shkërmoqet në çdo çast. Tërmeti i ditëve të fundit i ka terrorizuar më shumë. Një pjesë e suvasë i ka rënë në kokë të paralizuarit. Dhe tani ai thotë më mirë që ta nxjerrin në oborr, jashtë.

Sabriu e ka të vështirë të flasë. Është i dërmuar nga sëmundja. Por i zhgënjyer sa më s?ka me instancat që e kanë për detyrë ta ndihmojnë. Mjekët në Elbasan i kanë hequr të drejtën që të kompensohet një kujdestar. Lekët nuk i dalin as për ilaçe. Por frika më e madhe tashmë është banesa gjysmë e shembur.

Jam i paralizuar , kam 18 vjet, shtëpia po na ze brenda, kam frikë të rri në shtëpi sepse është dëmtuar nga tërmeti, por jashtë nuk mund të rri.

Sabri Çullhaj i moshuar i paralizuar
Bashkëshortja e Sabriut, Hajire tregon se ka vite që i shërben bashkëshortit. I ka qëndruar pranë në 18 vjet. Por sëmundja e rëndë i ka rrënuar sa më s'ka. Tani mbahen vetëm me pensionet. Ka kërkuar ndihmë, por askush nuk u ka dhënë një dorë.

Kërkoj ndihmë, vetëm një çati, sepse jemi 2 pleq dhe nuk kemi ku të shkojmë. Kur ra tërmeti, i gjitha llaçi na ra në kokë. Kemi kërkuar ndihmë nga shoqatat, por nuk kanë ardhur. Erdhi kryeplaku e pa dhe tha se nuk kemi fonde. Shiu na futet i gjithë brenda, kemi frikë të rrimë në shtëpi tani.

Recommended