Report Tv-Erdhën për pushime, dhëndri vret tre anëtarë të një familjeje në Dibër të Madhe
  • 6 years ago
MAQEDONI-Tre anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur në oborrin e banesës. Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe, ne Maqedoni, ndërsa familja sapo kishte ardhur nga Italia për pushime.

Viktimat janë Amid Pocesta 50 vjeç, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta 49 vjeçare dhe vajza e tyre Anila Pocesta 13 vjeçare.

Sipas mediave në Maqedoni autori i vrasjeve është burri i motres (kunati), Rasim Findo, për shkak të një konflikti për pronën, konkrestisht rrugicen qe lidh dy banesat. Ai njihej si person konfliktual, edhe pak ditë më parë kishte pasur një sherr me familjen, ndërsa mbremjen e djeshme i ekzekutoi. Sipas dikda burime i dyshuari ka hyrë në dhomë të fjetjes tek familjarët dhe ka kryer vrasjes.

Gazetarja Liridona Vejseli nga Maqedonia në një lidhje telefonike për Report Tv tha se shkak i konfliktit që solli vrasjen ka qenë një sherri për rrugicën që lidhte banesat e dy familjeve ne Diber te Madhe.
Recommended