Report TV - Durrës, takimi i kryeministrave të Ballkanit, në fokus integrimi i rajonit
  • 6 years ago
Ditën e sotme po zhvillohet në vilat qeveritare të Durrësit samiti informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor. Në takim marrin pjesë vetëm 4 nga 6 kryeministrat e rajonit që ishin ftuar, pasi shefja e ekzekutivit të Serbisë Ana Brnabiç dhe ai i Bosnjës nuk kanë ardhur. Report Tv mëson se mungesa e kryeministrave së Serbisë dhe Bosnjës lidhet me axhendën, pasi e kishin konfirmuar më parë që nuk do të merrnin pjesë.

Në takimin e sotëm përveç Ramush Haradinajt, Zoran Zaevit dhe Du?ko Markovi? të Malit të Zi janë të pranishëm edhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Hahn dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Vlahutin. Gjithashtu pjesë e samitit janë edhe ambasadorja greke, përfaqësueses të Bankës Botërore dhe të Bankës Europiane.

Takimi nisi në orën 10:00, ndërsa në fokus ka rritjen e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017. Në këtë takim po diskutohet gjerësisht mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.
Recommended